Flash News

E-TJERA

Detaje/ Vrau kunatën me armë, dyshohet se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor, dëshmia e prindërve

Detaje/ Vrau kunatën me armë, dyshohet se autori vuante nga probleme

Zbardhen detaje të reja rreth vrasjes që tronditi kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Roland Sinani, rreth 43 vjec qëlloi me armë zjarri rreth orës 04.00 të mëngjesit në Shkozë kunatën e tij, nusen e vëllait, Migena Sinani 37 vjeçe, duke e lënë të vdekur, më pas vrau edhe veten.

Mësohet se autori ishte i pa martuar, i cili merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor, ndërsa bashkëshorti i Migenës, nënë e dy fëmijëve nuk ndodhej në shtëpi pasi punonte si taksist turn i tretë.

37-vjeçarja u qëllua në dhomën e gjumit, ndërsa pranë saj ndodhej edhe njëri nga fëmijët e mitur, kurse fëmija tjetër flinte me gjyshërit në dhomë tjetër.

Në banesë kanë qenë edhe dy prindërit e autorit, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën ka ndodhur krimit.

Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit.

 

 

Të fundit