Flash News

E-TJERA

Detajet/ Abuzuan me tenderin 240 mln lekë, zbardhen akuzat për 9 zyrtarët dhe 2 biznesmenët në Lushnjë

Detajet/ Abuzuan me tenderin 240 mln lekë, zbardhen akuzat për 9

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antikorrupsion i SPAK, mëngjesin e sotëm në Lushnjë ku u arrestua kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 10 persona të tjerë.

Mësohet se për 7 prej tyre, duke përfshirë dhe Fatos Tushen, iu është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa 4 të tjerë janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Ata janë arrestuar, pasi dyshohet për abuzim me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë të reja dhe akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentash.

Më konkretisht në arrest me burg janë lënë shtetasit:

Fatos Tushe- Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në bashkëpunim

Flamur Peqini – Drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës  në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ibrahim Lani –Administrator i kompanisë Loti Sh.p.k i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim

Bujar Murati- Administrator i kompanisë Euro Alb shpk, I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsfikimimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim

Gazment Çela – Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Bektash Nezha –Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Blerta Turku – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

arrest shtëpie janë shtetasit:

Xhemal Hasko – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Margarita Gjermeni – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Andri Musho – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ani Simoni – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Burime bëjnë me dije se kryebashkiaku Fatos Tushe ka favorizuar një nga kompanitë që ka marrë pjesë në tender, duke skualifikuar padrejtësisht kompanitë e tjera dhe sipas SPAK dyshohet se kanë përfituar para. Mësohet se fillimisht ka patur një ankesë nga ana e kompanive. Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve. Zyrtarët lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive.

Policia dhe FNSH ka ushtruar kontrolle në zyrat e Bashkisë së Lushnjës dhe institucione e tjera shtetërore. Gjithashtu janë kryer kontrolle dhe në disa prej banesave të zyrtarëve të arrestuar.

Fatos Tushe drejton Bashkinë e Lushnjës prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh një granatë dore nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi

Detajet/ Abuzuan me tenderin 240 mln lekë, zbardhen akuzat për 9Detajet/ Abuzuan me tenderin 240 mln lekë, zbardhen akuzat për 9

Të fundit