Flash News

E-TJERA

Detajet/ Flodian Plaku kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

Detajet/ Flodian Plaku kishte marrë sërish porosi për vrasje,

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi në Vlorë i 42-vjeçarit Flodian Plaku, i cili ishte shpallur në kërkim si një nga tre atentatorët në vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai është kapur në Orikum, teksa në momentin e arrestimit ka qenë me shtetasin Jualian Aliaj, me precedent penal në trafikun e drogës, i cili po ashtu është arrestuar.

Gjithashtu, mësohet se Flodian Plakut dhe Julian Aliajt u janë gjetur edhe dy armë zjarri pistoletë, të cilat u janë sekuestruar nga uniformat blu.

Po të njëjtat burime konfirmojnë për mediat se Policia e Shtetit kishte informacione se Flodian Plaku kishte marrë sërish porosi për të kryer vrasje me pagesë.

Flodian Plaku, pjesë e grupeve kriminale të Vlorës, ka përdorur edhe mbiemrat Mamo dhe Serjani, teksa njihet me nofkën “Pole Qorri” dhe rezulton me disa precedentë të mëparshëm penalë.

42-vjeçari nga Vlora, por që jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, dyshohej se fshihej në Dubai, teksa në atenatin ndaj Gentjan Bejtjas dyshohet se ka vepruaar si vrasës me pagesë.

Të fundit