All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Detajet/ I dëmtuari në Sarandë, ish-efektiv policie. Policia njoftim zyrtar

All - Paragraf - 1

Detajet/ I dëmtuari në Sarandë, ish-efektiv policie. Policia

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë, ku mbeti i lenduar një person.

All - Paragraf - 3

Mësohet se i dëmtuari Adil Veli, rreth 56-vjeç është një ish-efektiv policie, teksa në konflikt janë përfshirë disa persona.

Dyshohet se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në ajër, ndërsa Adil Veli është goditur me qytën e një pistolete. Në sherr janë përdorur edhe armë të ftohta.

Ish-efektivi i Policisë është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, në rrugën “Mitat Hoxha”.

Policia e Sarandës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me konfliktin e regjistruar.

Blutë e qytetit bregdetar thonë se ka patur të shtëna me armë zjarri, por dalin direkt në konkluzionin se ato kanë qenë në mënyrë të pavullnetshme gjatë konfliktit.

Si pasoj e të shtënave nuk ka patur njeri të plagosur, ndërsa Adil Veli është goditur me tytën e armës së zjarrit pistoletë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

 “Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56- vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.”

Të fundit