Flash News

E-TJERA

Detajet/ Prokurori i Kukësit u filmua duke marrë 2 mijë euro në tavolinë nga vëllai i të akuzuarit

Detajet/ Prokurori i Kukësit u filmua duke marrë 2 mijë euro

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Karriqi është filmuar duke marrë një shumë parash në tavolinë nga vëllai i një personi që kishte nën hetim për trafik droge.

Ngjarja ka ndodhur në Kavajë dhe dyshohet për një shumë prej 2 mijë eurosh. Paratë i janë dhënë fillimisht në dollarë por nuk janë pranuar nga prokurori Karriqi dhe për këtë sekseri i ka kthyer ato në këmbim valutor në Euro dhe më pas ia ka dhënë.

Burime bëjnë me dije se ryshfeti është dhënë disa muaj më parë, por prokurori është mbajtur nën hetim, pasi çështja e tij lidhet edhe me një hetim tjetër.

Mësohet se SPAK e ka hetuar, përgjuar e vëzhguar prej kohësh takimet që prokurori i Kukësit zhvillonte me sekserët e tij. Karriqi dyshohet se ka përfituar shuma parash dhe nga persona të tjerë.

Prokurori i Kukësit Edmond Karriqi u arrestua dje së bashku me shoferin e tij, Isuf Gega. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Të fundit