Flash News

E-TJERA

Rama provokon në takimin me Dendias, ylli i verdhë në kollaren e kryeministrit dhe shprehjet “Efkaristo dhe ejvallah”

Rama provokon në takimin me Dendias, ylli i verdhë në kollaren e

Në takimin e zhvilluar këtë të martë mes Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit grek Nikos Dendias tërhoqi vemendjen edhe një detaj në veshjen e shefit të qeverisë.  

Ajo që ra në sy ishte kollarja e kryeministrit, në të cilën ishte dizenjuar flamuri kombëtar dhe një yll i verdhe. Ky i fundit është një shenjë dalluese e partizanëve dhe një simbol i komunizmit.

Një tjetër detaji veçantë në takimin e sotëm ishte edhe mbyllja e konferencës së përbashkët për shtyp, ku kryeministri Rama e falënderoi ministrin Grek në greqisht dhe turqisht, përkatësisht me shprehjet “Efkaristo dhe ejvallah”. Ky reagim erdhi pasi Dendias akuzoi Turqinë se po prish stabilitetin në rajon.

Këto u cilësuan si provokime nga ana e kryeministrit Rama. Kujtojmë që aktualisht Greqia dhe Turqia kanë marrdhënie të acaruara, për të vënë nën kontroll burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor. Rreth një muaj më parë , ishte në Athinë në cilësinë e kryetarit të OSBE, vizitë së cilës i parapriu një takim me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdoan.

 

Të fundit