Flash News

E-TJERA

Detajet/ Si u zbuluan dy laboratorë droge te Kodra e Diellit në Tiranë dhe Fushë-Krujë, 5 të arrestuar

Detajet/ Si u zbuluan dy laboratorë droge te Kodra e Diellit në

Zbardhen detaje nga opracioni anti-drogë  i zhvilluar mbrëmë në Tiranë dhe zona të tjera të vendit.

Në sajë të këtij aksioni, të inicuar me urdhër të SPAK dhe autoriteteve spanjolle u pikasën një laborator kokaine Kodra e Diellit 2, në Tiranë, si dhe në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. 

Mësohet se punishtja e drogës në kryeqytet ishte përshtatur në ambientet e brendshme të vilës, në zonën e njohur si lagjja e VIPA-ave.

Në fabrikën e kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe përzierës, kurse te Kodra e Diellit është sekuestruar vetëm një sasi droge. Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët. 

Deri tani raportohet për 5 të arrestuar, ndonëse deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar mbi operacionin i cili është ende në zhvillim. 

 

 

Të fundit