Flash News

E-TJERA

Deti, Meta: Duhet zgjidhje e drejtë, Rama nuk bëri transparencë për këtë çështje të rëndësisë së madhe

Deti, Meta: Duhet zgjidhje e drejtë, Rama nuk bëri transparencë
Ilir Meta, Edi Rama

Presidenti Ilir Meta ka folur për çështjen e detin dhe marrëveshjen me Greqinë. Ai kërkoi një zgjidhje të drejtë për këtë çështje, ndërsa theksoi se ana e kryeministrit Edi Rama nuk ka pasur transparencë dhe bashkëpunim.

Kreu i Shtetit shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje e drejtë për të dyja vendet.

"Unë kam qenë gjithmonë për zgjidhjen e drejtë, zgjidhjen kushtetuese, brenda normave ndërkombëtare. Për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transaprencë dhe as një bashkëpunim serioz, siç e meriton rëndësia e një çështje të tillë kaq të madhe. Nuk është një çështje që zgjidhet njëherë në 4 vjet. Duhet të zgjidhet në mënyrë sa më të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca”, deklaroi Meta.

Nga Saranda, ky i fundit u bëri thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë ato forca politike që u ofrojnë para për votën, apo që ju bëjnë presion me vendin e punës. 

I pyetur nëse klima e rënduar e zgjedhjeve të 25 prillit mund të ndikojë në turizëm Meta tha:  “Nuk do ketë klimë të rënduar, por të përmirësuar, pas asaj ditë që unë e vlerësoj si referendum për të rivendosur demokracinë, rendin kushtetues, për të marrë vetë populli shqiptar me votën e tij fatet e veta, të familjes së tij dhe mbarë vendit tonë. I garantoj që askush nuk do të prekë votën. U bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion qytetarëve me vendin e punës, apo me bukën e gojës. Ti ndëshkoj edhe më ashpër ata që do të ofrojnë para për vota. Sepse dinjiteti i çdo qytetari të Sarandës dhe Shqipërisë nuk mund të jetë kurrsesi i barabartë me vlerën në monedhë të një delje, dhije, apo lope. Ne jemi një popull evropian që meriton demokraci”.

Të fundit