Flash News

E-TJERA

"Deti në Hagë", Berisha: Greqia e favorizuar, Shqipëria po humbet triliona euro naftë dhe gaz në detin Jon

"Deti në Hagë", Berisha: Greqia e favorizuar, Shqipëria

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin e dy qeverive, shqiptare dhe greke për të shkuar në Gjykatën e Hagës çështjen e detit.

Berisha tha në "Çim Peka LIVE" se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e tij ishte rënë dakord që shteti fqinjë të shkonte me 6 miljeve shtrirje. Ish- kryeministri deklaroi se Shqipëria po humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon.

 “Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje.

Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës.

Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.

Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin.

Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha.

Të fundit