Flash News

E-TJERA

“Deti” në Hagë, media greke zbardh prapaskenat: U deshën 6 muaj negociata me Ramën, Bashën dhe Metën

“Deti” në Hagë, media greke zbardh prapaskenat: U

Media greke protothema.gr ka zbardhur prapaskenat mbi rrugën që u ndoq për të arritur negociatat me Shqipërinë që marrëveshja e detit të zgjidhet nga drejtësia ndërkombëtare.

Sipas gazetës, janë dashur gjashtë muaj negociata me kryeministrin Edi Rama , presidentin Ilir Meta si dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, në mënyrë që të gjithë të ishin dakord me këtë zgjidhje.

"Marrëveshja me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një sukses më i madh sesa marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë dhe Egjiptit për përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive midis nesh", nënvizoi një ministër i lartë në "THEMA" .

Marrëveshja e shpallur në 20 tetor në Tiranë u parapri nga gjashtë muaj negociata me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, si dhe konsulta diplomatike me Presidentin dhe opozitën në Shqipëri, të cilët ranë dakord.

Askush nuk duhet të harrojë se Shqipëria është mbase vendi më miqësor në rajon ndaj Turqisë. Në këtë kuptim, fakti që Ankaraja nuk e shtyu Tiranën në drejtim të mohimit të rrugës për një zgjidhje gjyqësore është gjithashtu i rëndësishëm.

Mesazhi që pritet të dërgohet në Ankara nga lojtarët e fortë ndërkombëtarë përmes marrëveshjes greko-shqiptare për të apeluar në Hagë është absolutisht i qartë: se si Greqia mund dhe gjejë gjuhë të përbashkët me të gjitha vendet në rajon duke zgjidhur mosmarrëveshje dhe e vetmja krizë është me Turqinë, e cila insiston në refuzimin e dialogut të drejtpërdrejtë dhe referimit në arbitrazhin ndërkombëtar?”, shkruan media greke.

Ditari politik

Të fundit