Flash News

E-TJERA

'Detyrim paraqitje' për Berishën, avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm, jemi të paqartë

'Detyrim paraqitje' për Berishën, avokati Gjokutaj: Vendim i

Avotaki i Berishës, Genc Gjokutaj foli për mediat pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e PD Sali Berisha.

Aoi tha se një vendim i tillë është i çuditshëm, duke thënë se Prokuroria është politike.

Gjokutaj: Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur.

Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”.  

 

Të fundit