Flash News

E-TJERA

Detyroi të miturin të kryente grabitje, arrestohet inspektori në Tiranë

Detyroi të miturin të kryente grabitje, arrestohet inspektori në
Foto Ilustruese

Një 25 vjeçar me detyrë Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Tiranë është vënë në pranga, pasi ka shtyrë një të mitur të kryejë grabitje.

Sipas policisë, inspektori R. P kishte detyruar të miturin E. K të vidhte sendin personal të shtetases G. M., dhe më pas e kishte fshehur atë në mjetin e vet personal. 

Punonjësi i policisë u arrestua nën akuzë për veprat penale “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”.

Njoftimi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë më datë 13.02.2022, punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasin R. P., 25 vjeç, me gradën Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme me emërtesë “Trupë Shërbimi”.

Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M., të cilës më datë 12.02.2022 i është vjedhur një send personal në rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin Opel Corsa, në pronësi të punonjësit të policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar). Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij.

Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

 

Të fundit