Flash News

E-TJERA

Deutsche Welle jehonë për Jet Bank: Një model i ri banking-u për Ballkanin Perëndimor

Deutsche Welle jehonë për Jet Bank: Një model i ri banking-u

Prestigjiozja gjermane Deutsche Welle ka vënë në fokus Jet Bank si një nga zhvillimet më të rëndësishme në sektorin bankar shqiptar, duke e cilësuar si bankën e parë 100% digjitale në vend dhe në rajon.

Ky model shënon një hap të ri drejt modernizimit të shërbimeve financiare dhe përshtatjes me realitetin digjital.

E themeluar nga CEO Fatbardha Rino, Jet Bank operon pa degë fizike dhe ndërtohet mbi një arkitekturë tërësisht online, e fokusuar në nevojat reale të klientëve. Deutsche Welle e konsideron këtë një qasje që nuk ndjek tregun, por e paraprin atë.

“Në përgjithësi prirem të jem e qasjes se nuk ka rëndësi nëse unë jam një grua apo një burrë në krye të Jet Bank, por të jem ajo, të cilën eksperienca e ka sjellë deri këtu… Tashmë ne shohim një momentum shumë të mirë për sistemin bankar…” – u shpreh Fatbardha Rino.

Të fundit