Flash News

E-TJERA

Devijon qarkullimi i automjeteve në Unazën e Re, si do jetë lëvizja nga nesër

Devijon qarkullimi i automjeteve në Unazën e Re, si do jetë

Devijon qarkullimi i automjeteve mbrëmjen e nesërme në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

ARRSH sqaron lëvizja e makinave do të ndryshohet në sajë të vazhdimit të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë, ndërsa sqaron si do të devijohet qarkullimi.

“Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleksandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”, njofton ARRSh.

Të fundit