Flash News

E-TJERA

Dha dorëheqjen pas zgjedhjeve, reagon sërish Tom Doshi: Unë jam i realizuar në jetë, kam një mesazh për ‘gojët e liga’

Dha dorëheqjen pas zgjedhjeve, reagon sërish Tom Doshi: Unë jam i

Kreu i PSD, Tom Doshi ka reaguar sërish pasi dha dorëheqjen një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa ka falënderuar mbështetësit e tij, Doshi thotë se fitoren e PSD duke siguruar tre deputetë në parlamentin shqiptar ua kushton mbështetësve, pasi ai vetë, siç shkruan në rrjetet sociale, është i realizuar.

Sipas Doshit, 35 mijë votat e grumbulluara për PSD është një mesazh për ‘gojët e liga’ dhe për këtë premton se deputetët e tij do të ngrenë zërin në parlament për të përfaqësuar shqetësimet e atyre qe e votuan.

Të dashtun vëllezën, miq, mbështetës të Partisë tonë,

Po ju shkruj sot këtu për me ju falenderu.

Keni pasë besim tek un dhe sot atë besim mundem me ju thanë se jua kam kthye në fitore.

Un jam i realizuem në jetë, familja, miqt, bajnë që të ndihem nji njeri i realizum, pranej këtë fitore un jua kam kushtu vetëm ju që keni pa tek un nji shpresë për të ardhmen tuj.

35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.

Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja.

Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.

Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.

Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne”, shkruan Doshi.

Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne.

Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.

Kjo fitore të dashtun vëllezen asht kryekreje e juja, mandej asht e Shqipnisë, pse rruga jonë asht integrimi në Europë dhe mirëqenja ekonomike.

Ju falenderoj me zemër: jam i jueji e jeni te mijtë!", shkruan Doshi. 

Të fundit