Flash News

E-TJERA

“Dha garanci vëllai i prokurores në Vlorë”, Manjani tregon pse çështja ‘Beleri’ është stisur politikisht

“Dha garanci vëllai i prokurores në Vlorë”, Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar arsyen se pse çështja e Fredi Belerit, është stisur me qëllim politik.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se prokurorja e çështjes në Vlorë mori garanci nga vëllai i saj, i cili mban postin e kryetarit të Gjykatës së Vlorës. Sipas Manjanit, vëllai i prokurores siguron që gjykata të japë vendimin e duhur.

Ish-ministri thotë se është partia e cila funksionon kështu, ku kryetari jep direktivat nga televizori dhe familja vepron, pa marrë parasysh provat.

Postimi i Manjanit:

Fakt tjetër që tregon se çështja Beleri është e stisur me qëllim politik.

Policia e pushtetit sajon një histori me dëshmitarë të rremë dhe me video private që stregon asgjë. Bën një arrestim në flagrancë pa asnjë element flagrance.

Prokuror i çështjes legjitimon Policinë në paligjshmërinë e vet.

Garancia është se prokuroren e Vlorës e mbështet vëllai i saj që është Kryetar i Gjykatës së Vlorës.

Kryetari i Gjykatës Vlorë, vëllai i prokurores së çështjes,e cila nuk ishte prokurore e gatshme, siguron që gjykata të japë vendimin e duhur. Ç'rëndësi kanë provat fundja. Armiku Beleri duhet në burg. Gjykatësja jep vendimin me kokë të ulur...

Pastaj çështja dhe gjithë asgjënë brenda në dosje vjen në Tiranë te SPAK, se e kemi më afër nën kontroll... Edhe Aty gjykata ul kokën teksa detyrohet të legalizojë një pisllëk çështje pa thelb e pa asnjë fakt. Flagrancë jo e jo.

Kështu partia funksionon si një familje e madhe... Kryetari i madh jep direktivën në televizor, piramida shtetërore dhe familjare vepron.

Na rroftë Reforma ne të tjerëve!

Ju që e keni ves, vijoni të merreni me mua që e ngre këtë rast si skandal të rëndë të drejtësisë. Por po u sjell në vemendje vetëm fakte, asgjë më shumë.

Fakte që mesaduket keni qejf ti dëgjoni nga Grekët, jo nga shqiptarët këtu.

Por siç thonë në Dibër "Lodër (daulle) për derë është kjo punë".

Sot është te dera e tjetrit, nesër te dera jote,por do jetë vonë...

 

Të fundit