Flash News

E-TJERA

"Dhëndri BE, nusja je Ti", Shano ironizon Ramën: Fillo përgatit pajën, siç është rënë dakord me krushqit, jo si të pëlqen ty

"Dhëndri BE, nusja je Ti", Shano ironizon Ramën: Fillo

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm prej dy ditësh në Athinë, në edicionin e 23-të të "Symi Symposium" të organizuar nga ish-kryeministri grk, George Papandreou, ku foli për integrimin e Shqipërisë brenda familjes evropiane.

Në një pjesë të fjalës së tij, Rama theksoi se "nuk do të ketë përgatitje për një dasmë të tretë", duke e cilësuar kështu vonesën e integrimit të vendit tonë në BE. Ndërkohë, analisti Dritan Shano ka reaguar duke ironizuar shprehjen e kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook, Shano i drejtohet kryeministrit duke i thënë se në raport me procesin e integrimit, " dhëndërri është BE, ndërsa Nusja je ti".

"Dje në Athinë, Kryeministri i vendit tim, duke ju referuar vonesave në hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, paska thënë se: Ne kishim organizuar dy dasma po nuk na erdhi Nusja.

Zoti Kryeministër, më lejo të të them se në raport me integrimin në BE, dhëndëri është BE, ndërsa Nusja je ti.

Andaj, Nuse shtroju punës dhe fillo të përgatisësh pajën, siç është rënë dakord me krushqit, jo si të pëlqen tyja!", shkruan Shano në postimi e tij.

Të fundit