Flash News

E-TJERA

Dhëndri i Trump investim në Sazan, Grenell: Është projekt i sektorit privat, politika rri mënjanë

Dhëndri i Trump investim në Sazan, Grenell: Është projekt i

Ish-ambasadori Richard Grenell, një nga personat që është përfolur që do të organizojë një investim 1 miliard dollarësh në Sazan dhe Zvërnec, ka treguar detaje mbi investimin që ai dhe Jared Kushner, dhëndëri i Donald Trump, përflitet të bëjnë në Shqipëri.

Duke folur në Syri tv, Grenell sqaroi se bëhet fjalë për një investim të sektorit privat, duke lënë mënjanë politikën.

Fakti është që ky është një investim i sektorit privat, duke lënë mënjanë politikën. Sikurse e dini, ne investojmë në vende konservatore, liberale, të të majtës ekstreme, pak rëndësi ka, ne përpiqemi të punojmë me të gjithë. Mendoj se paratë dhe investimet nuk janë idhtare të politikës. Çdo qeveri do investime dhe ne këtë po bëjmë.

Ky është një projekt që do të ekzistojë për një kohë të gjatë dhe pavarësisht se kush është në pushtet në çdo vend të Ballkanit, qëllimi ynë është që çdokush të ndihet krenar. Ky projekt i bashkon të gjithë në Shqipëri dhe rajon.

Meqenëse ende nuk është firmosur asgjë dhe projekti vazhdon të hidhet në letër, ne duam të marrim sa më shumë komente nga njerëzit: çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Kjo nuk ka përfunduar dhe as nuk është nënshkruar, prandaj duam të sigurohemi që të kemi një mbështetje sa më të gjerë të popullit shqiptar”, tha Grenell.

Të fundit