Flash News

E-TJERA

Dhëndri i Trump në Sazan, Reuters: Kushner ngjall frikë dhe shpresë në qytetin bregdetar

Dhëndri i Trump në Sazan, Reuters: Kushner ngjall frikë dhe

Reuters  ka shkruar për investimin që Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump synon të bëjë  në Shqipëri.

Reutes shkruan se Kushner vazhdon me planet për të ndërtuar një vendpushim turistik në zonën pranë qytetit të Vlorës, i dashur nga vendasit për pyjet e tij të qeta me pisha, ullinjtë dhe shtigjet e ecjes.

Po ashtu, në artikull theksohet se Kushner i paraqiti planet disa javë pasi parlamenti i Shqipërisë ndryshoi një ligj që lejonte qeverinë të japë leje ndërtimi në zonat e mbrojtura për hotele ose resorte me pesë yje.

Artikulli shton se projektet mund të nxisin ekonomitë lokale duke joshur vizitorët, por ato janë përballur me kundërshtimin e vendasve që kanë frikë se do të dëmtojnë mjedisin ose, në rastin e investimeve në Beograd, do të kërcënojnë vendet me rëndësi kulturore.

 

Të fundit