Flash News

E-TJERA

“Dhimbje te vendi i injektimit, muskujsh, pak luhatje temperature ”, mjeku shqiptar në Itali tregon se si ndihet pas vaksinës

“Dhimbje te vendi i injektimit, muskujsh, pak luhatje temperature ”,
Albert Troci

Mjeku shqiptar që punon në Itali, Albert Troci tregoi eksperiencën e tij pasi mori vaksinën anti-Covid.

“Nuk jam transformuar gjatë natës. Siguria është e lartë. Edhe po të marrim një antibiotik, udhëzuesi thotë se ka disa efekte anësore. Tashmë janë vaksinuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe skeptikët e vaksinës do të binden kur ta marrin të afërmit e tyre dhe të mos shfaqin probleme pas vaksinës”, u shpreh Troci për “Ditarin”.

Mjeku tregoi më tej se çfarë efektesh anësore mund të ketë vaksina, duke evidentuar dhimbje te vendi i injektimit, dhimbje muskujsh, pak luhatje temperature apo dhimbje koke.

“Raste fatale nga vaksina deri tani nuk ka. Unë e këshilloj me shumë forcë vaksinimin, vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë”, deklaroi Troci.

Të fundit