Flash News

E-TJERA

Dhjetëra fëmijë, nxënës dhe prindër në protestë kundër mbylljes së kolegjit turk: Të rishikohet vendimi!

Dhjetëra fëmijë, nxënës dhe prindër në

Dhjetëra fëmijë, nxënës dhe prindër protestuan sot para kryeministrisë kundër mbylljes së kolegjit turk “Mehmet Akif”. Shkolla u mbyll me arsyetimin se nuk i përmbush standardet dhe se ishte zhvendosur në një godinë tjetër pa leje.  

Prindërit në këtë protestë i janë drejtuar ministres së Arsimit, Evis Kushi për të rishikuar vendimin dhe për të lejuar kopshtin të vijojë të funksionojë. 

“Në protestë kemi dalë sot për fëmijët e mi dhe të të gjithë Shqipërisë. Ne që jemi më larg nga Tirana nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kopshtet shtetërore që Rama na ka dërguar një listë. nuk mund ta çoj në një kopsht me kushte skandaloze ku në një krevat flenë tre fëmijë. Kam tre ditë që e mbaj fëmijën në shtëpi. Nuk kemi ndërmend të ndalemi me kaq. Shkolla po përpiqet të vijojë edhe me Strasburgun, ndërsa ne prindërit po mendojmë të nisim një padi civile si palë e tretë”, tha një prej prindërve.

Ndërsa një prind tjetër shtoi se, “Shqipëria që duam nuk është ajo që mbyllen shkolla dhe kopshte. Fëmijëve nuk duhet t’u prishen ëndrrat, rishikoni vendimin”, tha një tjetër protestues.

Ata i mëshuan faktit se qëllimi i protestës qe ministrja të rishikojë vendimin, duke e konsideruar në dëm të fëmijëve dhe prindërve.

“Do vijojmë protestën deri sa kopshti të hapet se vendimi është absurd”, tha një tjetër protestues.

 

Të fundit