Flash News

E-TJERA

Dhjetëra fshatra në Kukës pa drita, rënie gurësh në disa rrugë

Dhjetëra fshatra në Kukës pa drita, rënie gurësh

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme me akset rrugore dhe energjinë elektrike edhe në Qarkun e Kukësit.

Në zonat malore si Shishtaveci trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. Mësohet se si pasojë e kushteve të motit akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Gjithsesi, aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Sa i përket energjisë elektzrike raportohet se ka patur probleme në njësinë administrative Tropojë, fshatrat Zogaj dhe Kepeneg, njësia administrative Bytyq, Bashkia Tropojë, njësia administrative Golaj, Bashkia Hasë; njësia administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, njësia administrative Malzi.

Të fundit