Flash News

E-TJERA

Dhjetor i ftohtë dhe i acartë, si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Dhjetor i ftohtë dhe i acartë, si do të jetë moti gjatë

Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Parashikohen reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Temperatorat do bien dhe mund të ketë dhe reshje bore në veri dhe juglindje. 

Ditën e hënë, në lartësinë mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësinë 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit. Gradualisht në mesditë reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug. 

Dita e mërkurë do të jetë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë, kryesisht në orët e mëngjesit.

Ditën e enjte dhe të premte gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrushme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit. Në lartësinë mbi 900 metra në veri-verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek. 

Në fushën termike, deri ditën e mërkurë, temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale më ndjeshëm ditën e parë të muajit dhjetor.

Parashikimi për 5 ditë, si më poshtë:

Dhjetor i ftohtë dhe i acartë, si do të jetë moti gjatë

Burimi: Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Të fundit