Flash News

E-TJERA

Dhjetori nis me reshje, si parashikohen ditët në vijim

Dhjetori nis me reshje, si parashikohen ditët në vijim

Në fillim të muajit dhjetor, reshjet do të jenë prezente.

Meteorologu Hakil Osmani tha se ditët e para të kësaj jave do të shoqërohen me rritje të temperaturave të ajrit. Ndryshe nga Shqipëria, në rajon priten reshje dëbore.

Në jug, reshjet do të shfaqen kryesisht në formë rebeshi.

“Ditën e martë dhe të mërkurë pritet që në territorin shqiptar të ketë vranësira të dendura, duke shkaktuar reshje në të gjithë Shqipërinë. Do të kemi intensitete mesatare, kryesisht në jug do jenë në formën e rebesheve. Është dita e enjte që do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Dita e premte do vijojë po me reshje shiu, në juglindje me rebeshe, ndërsa pjesa tjetër do ketë sasi më të paktë shiu. Sa i përket temperaturave të ajrit, vlerat minimale mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 0 gradë celsius në zonat malore. Nga dita e martë, e mërkurë dhe e enjte do të kemi rritje të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe maksimale”, tha meteorologu.

Për rajonin, moti do të mbetet relativisht i qëndrueshëm, megjithëse parashikohet prezenca e vranësirave dhe reshjeve dëbore në disa zona.

Të fundit