Flash News

E-TJERA

Dhoma Amerikane kritikon administratën tatimore: Vonon rimbursimet e TVSH-së dhe penalizon bizneset

Dhoma Amerikane kritikon administratën tatimore: Vonon rimbursimet e

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ngritur shqetësime serioze mbi praktikat e administratës tatimore, duke përmendur si problematikë kryesore vonesat në rimbursimin e TVSH-së për investimet në turizëm dhe industri, si dhe penalizimet për shitjet nën kosto në sektorin e energjisë.

Për të diskutuar këto shqetësime, Dhoma Amerikane organizoi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, i cili kishte si qëllim të përmirësojë dialogun mes biznesit dhe administratës, të shkëmbejë informacion mbi problematikat e përditshme dhe të adresojë zhvillimet e fundit në legjislacionin fiskal.

Uruçi theksoi gjithashtu nevojën për një “hap madhor në bërjen e ligjeve të mira”, duke i përafruar ato me standardet e Bashkimit Europian, si një mënyrë për të siguruar transparencë dhe drejtësi në sistemin tatimor.

“Në faqen e tatimeve nuk ka përditësim të dhënash. Anëtarët e Dhomës kanë kërkuar për të bërë një hap madhor, jo vetëm në bërjen e ligjeve të mira, me qëllim përafrimin e ligjit me BE.
Praktikat e administratës tatimore me TVSH janë shumë të gabuara. Dy raste po përmend, rimbursimi i TVSH për rastet e investimeve turizëm apo industri, ku administrata tatimore gjen artifica për të mos kredituar TVSH për bizneset që po bëjnë një investim. Kjo është një barrë e rënda për investimet.
Rasti i dytë, është ai i shitjeve nën kosto, është praktikë. Në fund janë penalizuar subjektet që operojnë në fushën e energjisë elektrike, ku për shkak të ndryshimit të çmimit të energjisë janë penalizuar dhe detyruar të paguajnë tatime të mëdha pasi nuk e kanë shitur energjinë me çmimin e blerjes. Kemi shumë ankesa për marrëveshjen tatimore”, tha ajo.

Të fundit