Flash News

E-TJERA

Dhoma e Avokatisë kërkon rishikim të hartës së re gjyqësore, propozon 4 gjykata Apeli

Dhoma e Avokatisë kërkon rishikim të hartës së re

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kërkuar rishikimin dhe ndryshime në Hartën e re Gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë propozoi 4 gjykata Apeli në Korçë, Tiranë, Fier dhe Shkodër. Propozimi iu paraqit edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. KLGJ dhe ‘Drejtësia’ pohojnë se harta e re gjyqësore është alternativa më e mirë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se janë marrë në konsideratë të gjithë elementët dhe faktorët për t’i garantuar efikasitet sistemit të drejtësisë.

“Harta e re gjyqësore është detyrim që buron nga ligji i miratuar në kuadër të reformës në drejtësi. Në gjykatat e shkallës së parë do të ketë jo më pas se 7 gjyqtarë, në të Apelit jo më pak se 10 gjyqtarë. Janë marrë në konsideratë elementë dhe faktorë të tjerë për rritjen e efiçencës dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë, duke pasur si busull orientimi një balancë mes aksesit të qytetarëve te sistemi i ri i drejtësisë por dhe rritjes së efiçencës dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor me qëllim dhënien e një drejtësie të shpejtë në kohë por edhe cilësore”, deklaroi Manja.

Drafti i hartës së re gjyqësore është kundërshtuar nga të gjitha Dhomat e Avokatisë në të gjitha qarqet.

Të fundit