Flash News

E-TJERA

Dhoma e Avokatisë në Durrës paralajmëron bojkot të të gjitha seancave gjyqësore

Dhoma e Avokatisë në Durrës paralajmëron bojkot të

Dhoma e Avokatisë në Durrës ka paralajmëruar bojkot të të gjitha seancave gjyqësore, përveç seancave për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shuarjen e tyre.

Përmes një letre, njoftohet Kryetarja e KLGJ, Gjykata e Durrësit dhe Dhoma e Avokatisë në Tiranë se avokatët nuk do të marrin pjesë në gjyqe për shkak të moszgjidhjes së  problemit të lënies së avokatëve jashtë ambienteve të gjykatës.

Të nderuar!

Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambjenteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:

"...Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale".

Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvednësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024-07.06.2024, periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dal me një vendim të ri.

Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do filloj procedim administrativ ndaj tyre.

DHOMA VENDORE E AVOKATISË DURRËS

KRYETAR

Av. Lorval PETANI

Dhoma e Avokatisë në Durrës paralajmëron bojkot të

Të fundit