Flash News

E-TJERA

Dhoma e Tregtisë rezerva për paketën fiskale: E pamjaftueshme, fokusohet te gjobat dhe penalitetet

Dhoma e Tregtisë rezerva për paketën fiskale: E pamjaftueshme,

Dhoma e Tregtisë ka zhvilluar një tryezë diskutimi për paketën fiskale 2023.

Gjatë takimit, kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, ka shprehur rezerva për paketën fiskale duke deklaruar se është e pamjaftueshme dhe fokusohet më shumë te gjobat dhe penalitetet.

Jaka vlerësoi se kë nevojë për ndërhyrje radikale në ekonominë shqiptare. Ai u shpreh se nga ana e qeverisë duhet të ndërmerret një paketë e strukturuar e përqendruar te prodhuesi dhe bizneset.

“Kriza  e çmimeve e ka vënë sipërmarrjen përballë sfidave të mëdha. Industritë prodhuese po përballem me kosto që shkojnë mbi 50 %. Dhoma e Tregtisë duke u njohur me paketën e re fiskale shprehet se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale. Paketa fiskale jo vetëm që nuk është e mjaftueshme është e fokusuar në shumëfishimin e penaliteteve e gjobave. Në asnjë shtet nuk aplikohen gjoba që janë 10 fish në dëm. Nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar duke u përqendruar tek industritë prodhuese dhe biznesi në tërësi. Të ketë ulje të ngarkesës fiskale dhe hartimi i ligjit për amnistinë fiskale”, tha Nikolin Jaka.

 

Të fundit