Flash News

E-TJERA

Dhunoi gruan, arrestohet një person në Korçë

Dhunoi gruan, arrestohet një person në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 62-vjeçarin me inicialet P.V në Korçë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila si pasojë është pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit