Flash News

E-TJERA

Dhuna barbare ndaj 3-vjeçares në kopsht, përlotet në studio psikologia Denata Toçe: Këto nuk janë edukatore

Dhuna barbare ndaj 3-vjeçares në kopsht, përlotet në

Ndërsa janë transmetuar pjesë nga videot e kamerave të sigurisë ku dëgjohen të qarat e një 3-vjeçareje që ka pësuar thyerje të këmbës në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, nuk munguan as lotët në studio.

Ngjarja ka ngjallur reagim të ashpër publik, ndërsa psikologia Denata Toçe e ftuar në studion e Opinion, është përlotur pasi ka parë pamjet e transmetuar se si edukatorja i thyhen këmbën vajzës së vogël në kopsht.

“Ishte thjesht një gocë e vogël që po këndonte. Vetëm po vinte veten në gjumë një vajzë e vogël 3 vjeç që po vinte veten në gjumë. Dhe ajo i tha ç’a po bën ku je këtu. E kupton çfarë kapacitet kanë këto edukatore? Këto nuk janë edukatore. Ajo që mua më dhemb është që në të gjitha kopshtet e Tiranës…këtu legjitimohet dhuna që në familje. Këtu të gjuash është pjesë e edukimit”, u shpreh psikologia Denata Toçe.

Kjo e fundit ka treguar edhe një rast personal me një ngjarje të ngjashme.

Dhe unë jam vetë dëshmitare e fëmijës tim kur ka qenë në një moshë shumë të vogël nga një edukatore që i ka shkulur veshin, e ka peshuar nga veshi, nuk i ka shkulur veshin, në kopshte shtetërore, e ka peshuar nga veshi vetëm se nuk donte të hante supën, gjellën me bizele. Një edukatore që ishte edukatore ndihmëse, e peshoi nga vesha dhe i tha çfarë bën ti që nuk e ha këtë dreq gjelle.

Dhe në momentin që unë e kam përballur në komisionin disiplinor, më thoshte nuk i kam bërë gjë, e kam qortuar. Dhe kam bërë të pamundurën që të dali nga sistemi dhe sistemi nuk e nxorri, e nxorri përkohësisht nga puna dhe pas 6 muajsh ajo edukatore është punësuar në një kopësht tjetër shtetëror. Ku janë rekordet e saj? Dosjet e saj? Çfarë bën kjo edukatore? Ekzaminimet? Është e aftë kjo të punojë apo jo? Se kush shkuan, se çfarë u bënë, unë nuk di gjë”, tha ajo.

 

Të fundit