Flash News

E-TJERA

Dhuna e policisë bashkiake ndaj dy të moshuarve në Tiranë, reagon Meta: Dënoj me forcë këtë sjellje joprofesionale

Dhuna e policisë bashkiake ndaj dy të moshuarve në Tiranë,

Presidenti Ilir Meta ka dënuar sjelljen e policëve bashkiakë në Tiranë, ku njëri dhunon një të moshuar dhe më pas i hedh edhe shkopin tutje, ndërsa një shitëse të moshuar ambulante i hedh në rrugë perimet që po shiste në anë të rrugës.

Meta i ka bërë thirrje Bashkisë Tiranë, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia”, shkruan Meta.

Të fundit