Flash News

E-TJERA

'Dhuna' e policisë ndaj qytetarëve, Nano paralajmëron: Për çdo punonjës do dilet me masa konkrete

'Dhuna' e policisë ndaj qytetarëve, Nano paralajmëron:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka paralajmëruar të gjithë efektivët e uniformave blu, të cilët shpesh kanë shfaqur sjellje të dhunshme ndaj qytetarëve, se do të përballen me masa konkrete.

Në një deklaratë për mediet, Nano u shpreh se nuk është për një polici të dhunshme e për sjellje të pahijshme.

"Jam i vendosur që për çdo sjellje të pahijshme apo në kundërshtim me ligjin të çdo punonjësi policie të dilet në masa konkrete. Unë nuk jam për një polici të dhunshme me qytetarët, por një polici profesionale e me rezultate të qarta", tha Nano.

Sa i përket vrasjeve të pazbardhura, Nano garantoi se të gjitha ngjarjet janë nën hetim dhe rezultatet do të shpallen sapo të përfundojnë.  

"Për këtë unë dua të sqaroj shumë shkurt, për shkak se të gjitha çështjet janë në hetim. Jemi duke zhvilluar hetime shumë të rëndësishme, për të cilat do kemi rezultate në kohën që duhet të jepen këto rezultate, pasi të mbarojnë hetimet. Por ajo që unë dua të garantoj të gjithë komunitetin dhe opinionin publik është se Policia  e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe çuarjen deri në fund të këtyre hetimeve, për të zhvilluar hetime cilësore, me qëllim zbardhjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të të gjithë autorëve të këtyre veprave penale", u shpreh Nano.

Të fundit