Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, zbardhen emrat e 3 prej 5 të arrestuarve

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, zbardhen emrat e 3 prej 5

Branko Vuksanović, Sergej Dević dhe Kosto Dunđerovic janë 3 nga 5 të arrestuarit për dhunën ndaj tre shqiptarëve në Herceg Novi të Malit të Zi.

Dyshohet se shkak përplasjes mes tyre dhe tre shqiptarëve (Doris Kopaci, Klodjan Meaj dhe Azem Dervishi) është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti.

Tre të rinjtë u dhunuan nga 8 shtetas serbë, sipas autoriteteve malazeze. Ata morën goditje në trup dhe kokë, ndërsa kanë dëshmuar se nuk i kanë provokuar agresorët.

Sipas tyre, u dhunuan pasi i kishin dëgjuar që flisnin shqip.

 

Të fundit