Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, kryhet akt-ekspertimi i vajzës, dërgohet në Prokurori

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, kryhet akt-ekspertimi i

Mjekësia Ligjore ka kryer akt-ekspertimin e vajzës 3-vjeçare e cila u dhunua nga edukatorja në kopshtin “Stinët” në Tiranë.

Akt-ekspertimi i 3-vjeçares i është dërguar Prokurorisë.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth ores 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit.

Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Pamjet filmike të transmetuara dje treguan edhe momentin e thyerjes së këmbës së vogëlushes nga edukatorja. 3-vjeçarja ishte shtrirë për të fjetur në kopsht dhe po këndonte, në momentin kur edukatorja i afrohet i bërtet dhe dëgjohet teksa diçka kërcet kur 3-vjeçarja nis të qajë.

Vogëlushja ka qëndruar duke qarë për shkak të dhimbjeve prej mëngjesit deri rreth orës 15:00 që është larguar nga kopshti.

Ndërkohë, edukatorja është lënë e lirë nën hetim. Ajo ka dëshmuar se e ka gjuajtur vajzën me vizore për ta bindur të hyjë në mësim.

Të fundit