Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj aktivistëve, AMT padit në SPAK Çuçin, Veliun dhe zyrtarë të tjerë të policisë

Dhuna ndaj aktivistëve, AMT padit në SPAK Çuçin, Veliun
Foto Ilustruese

Aleanca për Teatrin depozitoi kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ndaj ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit, drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, drejtorit të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullakut dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të policisë.

Ata pretendojnë se policia ka ushtruar dhunë  brenda komisariatit ndaj aktivistit të aleancës, Donald Martini.

Gjithashtu shtuan se nuk do të ndalen derisa autorët e dhunës të dalin para drejtësisë.

AMT i bëri thirrje SPAK të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Të fundit