Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj avokatit, reagon Manja: Meriton ndëshkimin e drejtësisë

Dhuna ndaj avokatit, reagon Manja: Meriton ndëshkimin e

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dënuar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

 Me anë të një postimi në Facebook, Manja thekson se çdo formë dhunë meriton ndëshkimin e drejtësisë.

“Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë!

Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi!”, shkruan Manja.

 

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte vajzën e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërsa policia ka identifikuar njërin prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.

 

Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

Të fundit