Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Cakranit, avokati ka marrë dëmtime serioze në kokë, si paraqitet gjendja e tij

Dhuna ndaj Cakranit, avokati ka marrë dëmtime serioze në

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, është sulmuar të dielën në një pikë karburanti në Vlorë dhe ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Burimet spitalore bëjnë me dije se ai ka marrë një goditje me mjet prerës në pjesën e pasme të kokës, duke shkaktuar një frakturë të rëndë.

Pas sulmit, Cakrani u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit dhe nuk mund të qëndrojë në këmbë.

Në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si dhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autoritetet po hetojnë shkaqet dhe identitetin e autorëve të sulmit.

Të fundit