Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj gazetarit, Prokuroria e Tiranës: Po hetojmë rastin, si dhe veprimet e Policisë

Dhuna ndaj gazetarit, Prokuroria e Tiranës: Po hetojmë rastin, si dhe

Prokuroria e Tiranës bën me dije se në bashkëpunim me ShÇBA-në kanë nisur verifikimet lidhur me incidentin e regjistruar mesditën e sotme me gazetarin Ergys Gjençaj në zonën e "Vorrit të Bomit" në Tiranë.

Gazetari tentoi të filmonte një aksion të RENEA-s, por iu sulën efektivët dhe një prej tyre e shtriu në tokë. Njoftohet se grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.

Sigurojme opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.

Të fundit