Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj gazetarit, reagon Meta: Zero tolerancë! Meriton ndëshkim ligjor, liria e medias është thelbësore

Dhuna ndaj gazetarit, reagon Meta: Zero tolerancë! Meriton ndëshkim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga forcat e policisë ndaj gazetarit të Neës 24, Ergys Gjençaj, i cili ishte duke filmuar një operacion policor, para se të sulmohej nga policia.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se akti i sotëm nuk e justifikon përdorimin e dhunës dhe meriton të ndëshkim ligjor që duhet trajtuar me zero tolerancë.
"Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin", thuhet në postimin e Metës.
Postimi i plotë:
Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të "Neës 24", Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.
Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.
Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian". 

Të fundit