
Flash News
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë km, vlerësoj qëndrimin e Ramës
Keqkuptimi me një tuit të Elon Mask që 'kushtoi' miliarda dollarë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dhuna ndaj grave, Gramoz Ruçi letër institucioneve ligjzbatuese: Zbatoni masat me rigorozitet! Nuk është bërë sa duhet për të dënuar dhunuesit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu ka dërguar një letër krerëve të Drejtësisë dhe Policisë për zbatimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave e vajzave.
Në letrën drejtuar kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagamit, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimit, Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, shkruhet se dhuna ndaj grave dhe vajzave është një dukuri globale që prek të gjitha vendet, shoqëritë, komunitetet fetare dhe etnike dhe se parandalimi është parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm.
Letra e plotë e Ruçit:
Kuvendi i Shqipërisë, në dhjetor të vitit 2017, ka miratuar Rezolutën “Për dënimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjore për parandalimin e tij”.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave, si një nga format mbizotëruese të dhunës, është një dukuri globale që prek të gjitha vendet, shoqëritë, komunitetet fetare dhe etnike. Parandalimi dhe lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm, të barasvlershëm dhe përfshirës, si dhe një vlerë dhe objektiv i rëndësishëm i qytetërimit të sotëm.
Në vitet e fundit, në vendin tonë, ka pasur zhvillime pozitive lidhur me hartimin ose përmirësimin e legjislacionit kundër dhunës në familje, që kanë përmirësuar ndjeshëm mënyrën se si i trajtojnë institucionet rastet e dhunës kundër grave dhe vajzave dhe dhunën në familje.
Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive, të dhënat për rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, tregojnë se dhuna është ende e pranishme dhe shfaqet në forma të ndryshme deri tek më ekstremet, ku më së shumti viktima janë gratë dhe fëmijët. Sipas raportit të GREVIO, dobësitë më të mëdha që prekin mekanizmat e referimit kanë të bëjnë me mungesën e zbatimit të duhur të urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes nga përmbarimi, përgjigjet e papërshtatshme nga sistemi i gjykatave dhe një përfshirje e pamjaftueshme e profesionistëve të shëndetit, përfshirë këtu mjekët ligjorë.
Kuvendi i Shqipërisë vëren se sistemi i drejtësisë (policia, prokuroria, gjykatat, shërbimet sociale në sistemin e drejtësisë penale) nuk ka qenë efektiv sa duhet lidhur me hetimin dhe shqyrtimin e rasteve të dhunës në familje dhe të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të Kodit Penal për dënimin e dhunuesve dhe ofrimin e shërbimeve për viktimat.
Pavarësisht se qasja holistike kundër dhunës ndaj grave nuk mund të mbështetet vetëm në sistemin e drejtësisë penale, gjykatat duhet të jenë në një linjë me qëndrimin e vendosur të ligjvënësit kundër dhunës dhe të ofrojnë një reagim të fuqishëm, duke përfshirë edhe ndëshkimet. Kjo do të nxiste raportimin e mëtejshëm të rasteve të dhunës në familje
Ndonëse ka një përmirësim të qartë në respektimin e afateve të gjykimit të kërkesave për lëshimin e urdhra të mbrojtjes, ende shtyhen në mënyrë të panevojshme seancat gjyqësore për vërtetimin dhe lëshimin e tyre. Shpejtësia dhe respektimi i afateve, përbën një element thelbësor të gjykimit për urdhrat e mbrojtjes, mosrespektimi i të cilave sjell humbjen e kuptimit të ligjit kundër dhunës në familje dhe mund të vërë në rrezik viktimat.
Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj të merrni masat e nevojshme për zbatimin rigoroz të dispozitave të Kodit Penal mbi dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.
Ditari politik









Të fundit

Princi William inkurajon britanikët të bëjnë vaksinën e Covid-19
19 Janar 2021, 15:10
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
19 Janar 2021, 14:55
Deklarata e mjekëve në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për infektimet me Covid
19 Janar 2021, 14:51

"Vogue" rëndit Dua Lipën dhe motrën e saj Rinën si të veshurat më bukur
19 Janar 2021, 14:38


Skandali te “Shefqet Ndoqi”, Tire Alldervishi kërkon të dalë nga qelia
19 Janar 2021, 14:15
Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë, Salianji: Synojmë 6-7 mandate
19 Janar 2021, 13:54
Kryemadhi në Fier: Rama është me oligarkët, bizneset mbyllen përditë
19 Janar 2021, 13:54

Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi i saj
19 Janar 2021, 13:19
Basha: Jam në komunikim me BE-në, Rama kërkon të fshehë dështimin
19 Janar 2021, 13:13

Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim, DW: Shqipëria si një ofrues zgjidhjesh
19 Janar 2021, 13:01
Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë
19 Janar 2021, 12:46





Karantinohet ministri britanik i Shëndetësisë, pati kontakt me një të infektuar
19 Janar 2021, 11:33
Fiskalizimi, Denaj: E nisëm nga një kënetë dhe ndërtuam karabina
19 Janar 2021, 11:29