Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, avokati i policit: Nuk e qëlloi Ardiani! Thjesht e shtyri

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, avokati i policit: Nuk e qëlloi

Avokati i oficerit të pezulluar Ardian Isufi, Kujtim Cakrani, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi kamerierin 18-vjeçar në Vlorë.

Në një prononcim për mediat, Cakrani tha se Isufi vetëm e ka shtyrë kamarierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo.

“Polici ishte aty, me një shok, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri. Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”, shprehet Cakrani.

Të fundit