Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Mëngjesit, avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore

Dhuna ndaj Mëngjesit, avokatët në Durrës bojkotojnë

Dhoma e Avokatisë Durrës ka bojkotuar seancat për çështje civile apo penale.

Ajo që e bën më absurde situatën, është se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë Durrës u është komunikuar verbalisht avokatëve dhe jo përmes një shkrese zyrtare.

Rreth 500 seanca gjyqësore të parashikuara për t’u zhvilluar në gjykatë, rrezikojnë të dështojnë, pasi avokatët shprehen në unison me vendimin e marrë nga Dhoma, sepse ndihen të diskriminuar dhe nëpërkëmbur.

Krahas kësaj problematike, avokatët evidentojnë një tjetër shqetësim, që ka të bëjë me mbajtjen e seancave gjyqësore me dyer të mbyllura.

Nisur nga rasti i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në Tiranë, ditë më parë, avokatët deklarojnë se ky trajtim i tyre nga institucionet shtetërore i hap rrugën veprimeve të tjera të ngjashme. Nëse gjatë këtyre ditëve, Gjykata nuk do të ndryshojë qëndrim, Dhoma e Avokatëve Durrës paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve të saj.

Të fundit