Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë bojkot për 3 ditë seancat gjyqësore

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë bojkot për 3

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore, si një reagim ndaj dhunës brutale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur që nuk do të bojkotojë vetëm seancat e masave të sigurimit që janë me afat të ngutshëm.

Maks Haxhia duke bërë të ditur vendimin tha se ajo vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi.

“Falenderoj Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe seriozitetin e trajtimit të ccështjes, sikundër falenderoj grupin e mjekëve”, tha Haxhia.

 

 

Të fundit