Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Vocaj: Vazhdojnë kërkimet për kapjen e të tjerëve

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Vocaj: Vazhdojnë kërkimet për

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka folur për hetimet që po kryhen për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Nga deklarata për mediat, Vocaj tha se aktualisht po vijojnë kërkimet për personat e tjerë që janë në arrati. AI theksoi se kërkimet janë shtrirë jo vetëm në Tiranë, porn ë të gjithë Shqipërinë.

“Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e Mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, u shpreh Vocaj.

 

Të fundit