Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj tre shqiptarëve, Prokuroria në Malin e Zi: Shkak i ngjarjes një incident trafiku

Dhuna ndaj tre shqiptarëve, Prokuroria në Malin e Zi: Shkak i ngjarjes

Prokuroria Themelore e Shtetit në Herceg Novi ka reagur në lidhje me sulmin ndaj 3 shqiptarë në Malin e Zi .

Nga prokuroria për TV Vijesti thanë se të sulmuarit janë marrë në pyetje të njëjtën mbrëmje dhe se për momentin nuk është privuar liria, por policia po ndërmerr masa për identifikimin e të dyshuarve.

Policia dyshon tre persona nga Herceg Novi për sulmin e ndodhur në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës. Drejtoria e Policisë njoftoi pas ngjarjes se personat e sulmuar nuk kanë qenë në një automjet me targa shqiptare, por se shkak i ngjarjes ka qenë një incident trafiku.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje, dhe siç është thënë për TV Vijesti, janë duke mbledhur informacione, ndaj presin që nesër të mund ta bëjnë të ditur.

Të fundit