Flash News

E-TJERA

Dhuna në Fushë-Krujë, Berisha: Krim i shëmtuar i bandës qeveritare Rraja

Dhuna në Fushë-Krujë, Berisha: Krim i shëmtuar i bandës

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunën barbare të ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja kundrejt atyre Maja në Fushë Krujë.

Në një reagim në Facebook, Berisha ka dënuar aktin e ndodhur ditën e djeshme, duke e cilësuar si një krim të shëmtuar të bandës qeveritare Rraja.

Dhunë shtazore në Borizanë të Krujës e Xhelal dhe Flamur Rrajës, vëllezërve të deputetit Rrahman Rraja ndaj qytetarëve të pafajshëm Bilbil dhe Jashar Maja.

Të dashur miq,

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat.

Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtuara”, shkruan Berisha.

 

Të fundit