Flash News

E-TJERA

Dhuna në Kamëz, arrestohen dy kushërinjtë që sulmuan 38-vjeçarin me sende të forta

Dhuna në Kamëz, arrestohen dy kushërinjtë që sulmuan

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, pasi dyshohet se i prenë rrugën dhe dhunuan 38-vjeçarin Redi Vata në Kamëz, më 24 mars 2025. Sipas policisë, ata goditën viktimën me sende të forta për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 i arrestuan shtetasit e shpallur në kërkim, M. B., 26 vjeç, dhe E. B., 30 vjeç. Pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës vendosi procedimin e tyre në gjendje të lirë, ndërkohë që hetimet për këtë rast vijojnë.

Të fundit