Flash News

E-TJERA

Dhuna në pallatin mbretëror, gjykata dënon Princ Lekën dhe Gjergj Zaharinë

Dhuna në pallatin mbretëror, gjykata dënon Princ Lekën dhe

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg Princ Leka Zogun lidhur me dhunën në pallatin mbretëror, një vit më parë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

Ndërkohë, gjyqtarja ka shpallur të pafajshme Elia Zaharinë.

Të fundit