Flash News

E-TJERA

Dhuna nga Policia/ Gazetari tregon se çfarë dëshmoi në Prokurori: Dorëzova 2 videot që filmova vetë

Dhuna nga Policia/ Gazetari tregon se çfarë dëshmoi në

Gazetari Ergys Gjencaj ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me dhunën e ushtruar ditën e djeshme nga efektivët e Policisë.

I ndodhur rastësisht në një aksion të RENEA-s, gazetari nxorri telefonin të filmonte, por në atë moment u kap nga Policia dhe u shtri barkas në tokë me duart pas koke.

Pas daljes nga Prokuroria, gazetari Ergys Gjençaj ka folur për mediat, ku ka bërë me dije se i ka dorëzuar drejtësisë dy videot e bëra, ditën e djeshme gjatë aksionit të Policisë. Ai bëri apel që institucionet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen.

“U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time dhash dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhash edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi.” - tha Gjençaj për mediat.

Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe nga SHÇBA.

Të fundit