Flash News

E-TJERA

Dhunuan bashkëshortet, arrestohen dy persona në Dibër

Dhunuan bashkëshortet, arrestohen dy persona në Dibër

Agim Hoxha 56 vjeç banues në Burrel dhe Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjithashtu policia menjëherë pas njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandaluar dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën. 

Njoftimi i Policisë: 

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: Agim Hoxha 56 vjeç, banues Burrel dhe Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit